Ali Ahmeti uron Pashkët besimtarëve ortodoks

Desk
By Desk April 19, 2020 11:06

Ali Ahmeti uron Pashkët besimtarëve ortodoks

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar
besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.

“Të nderuar besimtarë ortodoks,

Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për festën e madhe të
Pashkëve me urata dhe lutje për një festë të mbarë në gjirin familjar,
mirëqenie, shëndet, gëzim dhe fat.

Në frymën e kësaj dite të bekuar të ringjalljes së jetës dhe shpresës,
të reflektojmë se pavarësisht nga besimet fetare tona, ne jemi të
bashkuar në vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës,
dashurisë dhe solidaritetet.

Ju uroj shëndet juve dhe të gjithë qytetarëve, paqë e rehati shpirtërore
në këto ditë feste dhe lutem për të gjithë ata që po sakrifikojnë për të
na dal në ndihmë dhe për të na mbrojtur.” shkruan Ahmeti. Flaka
 
 
 
 
Desk
By Desk April 19, 2020 11:06