Alicia Keys do të prezantojë shoun special “Black Lives Matter”

Alicia Keys do të prezantojë shoun special “Black Lives Matter”

Kantautorja 39 vjecare, Alicia Keys do të prezantojë një shou special të organizuar nga televizioni “Nickelodeon”.

Lëvizja “Black Lives Matter” është arsyeja që ky shou special është organizuar me qëllim që të përcjellë një mesazh për eksperiencat e fëmijëve zezak nga e gjithë Amerika.

 

Alicia Keys, u shpreh: E kam pasur një vizion lidhur me krijimin e një forumi i cili i angazhon fëmijët gjatë kësaj kohe dhe na ndihmon ta fokusojmë vëmendjen në atë që po e ndjejmë në këtë situatë në të cilën gjendemi dhe ky shou special i “Nickleodeon” është pikërisht projekti që e kisha menduar.

Pjesë e këtij shou do të jenë edhe Patrisse Cullors, Alicia Garza dhe Opal Tometi, bashkëthemelues të lëvizjes “Black Lives Matter”, të cilët së bashku do t’i përgjigjen pyetjeve të fëmijëve rreth kësaj fushate dhe çështjeve të racizmit në SHBA.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Qershor, 2020 23:00

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.