Aliti: Pres që Ahmeti ta menaxhojë krizën, nuk mendoj të ketë parti të re

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 22:00 Updated

Aliti: Pres që Ahmeti ta menaxhojë krizën, nuk mendoj të ketë parti të re

Rafis Aliti, ish-nënkryetar i BDI-së dhe i Kuvendit, në emisionin 24 analizë ka theksuar se në BDI gjithmonë ka pasur debate dhe kritika brendapartiake. Është mirë që e ka dhe këtë tani që dikush e quan të pakënaqur, Ahmeti ka pasur situata më të vështira në të kaluarën dhe di t’i menaxhojë ato.

“Besoj se me vetë faktin që u ul me degët dhe të pakënaqurit, kjo situatë do të zgjidhet dhe BDI do të jetë parti më e fortë në të ardhmen dhe në zgjedhjet e ardhshme. A do të ndikojë kjo në koalicion për shumicën, mendoj pse janë të pakënaqur dhe thonë se janë pjesë e BDI-së. Vetëm duke shfaqur pakënaqësinë në BDI do të thotë se do të hapet debat edhe në organet e partisë. BDI ka një komitet qendror dhe një kryetar dhe sipas statutit tonë presidenti i ka të gjitha kompetencat. Ahmeti ta menaxhojë krizën, në interes të partisë”, thotë Aliti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 22:00 Updated

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...