Aliti: Riorganizimi i administratës nënkupton reduktim institucionesh, jo largim nga puna të punëtorëve por trensferime në vende ku ka nevojë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2022 22:51

Aliti: Riorganizimi i administratës nënkupton reduktim institucionesh, jo largim nga puna të punëtorëve por trensferime në vende ku ka nevojë

Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën e qeverisë, mendojmë se ky numër do të bie në 90, kështu tha Admirim Aliti, ministër Shoqëri Informatike dhe Administratë, sonte në Programi 200, në Alsat M.

“Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e një numri të caktuar institucionesh. Diku rreth 140 institucione janë nën ombrellën e qeverisë, si organe shtetërore, dhe me riorganizim mendoj se ky numër do të zbresë në 90. Megjithatë, reduktimi është më së shumti në aspektin e atyre institucioneve që do të pushojnë së ekzistuari ose do të reduktohen, të mos ketë drejtorë, borde drejtuese apo këshilla mbikëqyrës, sepse atje paguan shumë shteti dhe nuk ka rezultate prej tij.

A do t’ju lejojnë partitë e mëdha ta bëni këtë?

“Këtë e kemi diskutuar deri tani disa herë me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe në parim të gjithë janë të bindur se duhet ta bëjmë këtë për të qenë në përputhje me reformat që kërkon BE-ja. Padyshim që ka aktorë politikë që janë kundër kësaj. Por nuk do të ketë largim të punëtorëve nga puna, dmth nëse janë në një institucion dhe do të transferohen në një institucion ku ka nevojë për punëtorë, sepse në nivel qendror kemi institucione që kanë mungesa të  punëtorëve, dhe kemi institucione që kanë mbipunësim. Roli ynë do të jetë transferimi i tyre tek institucionet që kanë nevojë për to. Reduktime do të ketë kryesisht në pozitat e drejtorëve dhe në bordet drejtuese e mbikëqyrëse”, u shpreh ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Admirim Aliti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2022 22:51

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare