Alternativa Çair: Nëse nuk e votoni rrëzimin e qeverisë, e shpartallojmë degën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 09:20

Alternativa Çair: Nëse nuk e votoni rrëzimin e qeverisë, e shpartallojmë degën

Përfaqësues nga dega e Alternativës në Çair thonë se mbrëmë kanë mbajtur mbledhje urgjente lidhur me situatën e krijuar politike.

Nga kjo mbledhje, dega ka dalë me qëndrim unanim se deputetët e kësaj partie duhet të votojnë për rrëzimin e qeverisë LSDM-BDI.

“Nëse deputetët e Alternativës nuk votojnë kundër qeverisë LSDM-BDI, dega jonë do të shuajë aktivitetin politik”, kanë vendosur në degën e Alternativës.

Ndryshe, për momentin deputeti Skender Rexhepi është deputeti i vetëm i Alternativës që nuk pranon të votojë kundër qeverisë me arsyetim se nuk voton bashkë me Levicën e Apasievit./nistori/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 09:20
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.