Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • AlternAtivA: “Koncepti i arsimit fillor”, i propozuar nga MASH, është nismë e shpejtuar

AlternAtivA: “Koncepti i arsimit fillor”, i propozuar nga MASH, është nismë e shpejtuar

Redaksia 2 muaj ago

Gjatë muajit dhjetor të vitit që e lamë pas, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e prezantoi propozimin e ri për arsimin fillor nën titullin “Koncepti për arsimin fillor”. Pasi që e kemi marrë këtë material dhe e kemi studiuar përmbajtjen e tij, ne si parti politike gjykojmë se kemi detyrim që ta themi publikisht mendimin tonë përkitazi me këtë propozim.

Alternativa ka më shumë vërejtje rreth përmbajtjes së propozimit, por ato do t’i lë për një moment tjetër, sepse konsideron se më e rëndësishme se kritika ndaj përmbajtjes është vërejtja thelbësore ndaj qasjes së MASH-it për arsimin fillor. Pyetja themelore është se kush i jep të drejtë një ministre, që nuk i ka bërë as tre muaj në karrigen e dikasterit të Arsimit dhe Shkencës, që ajo t’ia lejojë vetes ta propozojë ndryshimin e konceptit të arsimit fillor sipas shijeve të saj personale dhe ideologjike pa e konsultuar asnjë faktor tjetër shoqëror?

Duke konsideruar se arsimi është uzina e ndërtimit të shoqërisë, nuk mund të tolerohet që një qerthull i ngushtë shoqëror, politik a ideologjik të marrë vendim kaq të rëndësishëm dhe këtë ta imponojë si strategji të arsimit për gjithë shoqërinë. Në një shoqëri pluraliste demokratike, siç jemi edhe ne, për të hartuar një propozim të këtillë duhet të merren parasysh qëndrimet e krejt faktorëve politikë e profesionalë të të gjitha proveniencave ideologjike, por edhe qëndrimet e bashkësive fetare, shoqërisë civile dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në sistemin e arsimit.

Në kohën që dështimin e vitit shkollor e kemi në prag dhe në kohën që Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kërkesa të tjera shumë më modeste e të papërmbushura nga MASH-i, të ngutesh me propozim të këtillë, kjo më e pakta është mosrespekt ndaj punonjësve të arsimit, ndërsa së dyti është prepotencë e shkallës së lartë ndaj opinionit në përgjithësi, që një detyrim kaq i rëndësishëm shoqëror synohet të kontrabandohet në këtë mënyrë.

Për Alternativën ky propozim është një nismë e shpejtuar, e pamenduar mirë dhe, si e tillë, duhet ndalur, që ajo të piqet në kushte të tjera dhe me gjithëpërfshirje shoqërore. E nëse kjo shumicë parlamentare dëshiron që ta imponojë dhunshëm këtë propozim, le ta dijë se ai do jetë i përkohshëm, aq sa do të ketë jetë kjo qeveri, ndërsa ashtu do të bëhet pjesëmarrëse në dëmtimin e arsimit me eksperimente të këtilla.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Filipçe: Filluam bisedime me Lonçar për detajet teknike dhe kohën e dërgesës së vaksinave nga Serbia
Next: Këtë muaj pensionet do të rriten për 185 denarë

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 1 javë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 1 javë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 2 javë ago

TË FUNDIT

158249489_10219009933462894_4276938085568126262_o 7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

157664006_2344132049044132_665042041485594914_n Bejta me urim të veçantë për 7 Marsin

Bejta me urim të veçantë për 7 Marsin

Goran-Milevski “Opozita në Qeveri”, Milevski: PLD nuk merr pjesë në dasmë

“Opozita në Qeveri”, Milevski: PLD nuk merr pjesë në dasmë

auto_ljupco-nikollovski-780x4391610476245 Nikollovski: I zgjatëm dorën VMRO-së për përparim të vendit

Nikollovski: I zgjatëm dorën VMRO-së për përparim të vendit

02.11.2018_zaev_press_1-750x430 Zaev: Do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë

Zaev: Do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.