Alternativa nesër vendosë nëse do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Nëntor, 2021 12:31

Alternativa nesër vendosë nëse do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare “Alternativa” ka caktuar seancën e Kryesisë Qendrore për nesër në ora 18:00, e cila është shtyrë për shkak të tri ditëve zie dhe aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 pasagjerë.

Anëtari dhe deputeti “Alternativës” Skender Rexhepi deklaroi për MIA-n se nesër në mbrëmje anëtarët e Kryesisë Qendrore duhet t’i japin orientim Kuvendit Qendror, organit më të lartë të partisë dhe do të vendosë nëse do të bëhen pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare apo mbeten pjesë e bllokut opozitar.

“Besoj se në një dialog do të përballemi me të gjitha argumentet “për” dhe “kundër” dhe se do të merret një vendim i duhur”, thotë Rexhepi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Nëntor, 2021 12:31