Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • AlternAtivA: Përfunduan reformat – u zgjodhën nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e sekretariateve të partisë

AlternAtivA: Përfunduan reformat – u zgjodhën nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e sekretariateve të partisë

Redaksia

Sonte, në një mbledhje konstruktive – në përfundim të procesit të reformave në parti – u zgjodhën edhe nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e sekretariateve të partisë.

Kështu, me vota unanime, Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës u zgjodh kryetari i deritanishëm i degës së Çairit, Bekim Sali – stomatolog.

Nënkryetarë të partisë, po ashtu me vota unanime, u zgjodhën: Dr. Lulzim Aliu – profesor universitar, Dr. Hysni Ismaili – profesor universitar dhe deputet dhe Safije Sadiki – Shaini – profesore universitare dhe deputete.

Në kuadër të reformave u zgjodhën edhe sekretarët e sekretariateve. Kështu Sekretar i Sekretariatit të Politikave Strategjike u rizgjodh Arben Labënishti, Sekretar Organizativ u zgjodh Mubekir Palloshi, Sekretar për Resurse Njerëzore u vendos të jetë Driton Sulejmani, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun u rizgjodh Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve do të jetë nënkryetari i deritanishëm Admirim Aliti.

Përveç tyre, Kryesia Qendrore e zgjodhi edhe Dr. Bejtullah Demirin për drejtor të Akademisë Politike të Alternativës.

Në këtë takim u zgjodhën edhe zëdhënësit e partisë. Ata do të jenë: Orhan Murtezani dhe Nurxhan Asanoska.

Në këtë mënyrë sonte u shpall i mbyllur procesi i reformave në parti, duke i zgjedhur të gjitha funksionet partiake, ndërsa vendimi kolektiv i partisë ishte që tash të gjitha kapacitetet e partisë të vihen në shërbim të suksesit të zgjedhjeve te ardhshme lokale.

Continue Reading

Previous: Aksident i rëndë trafiku në afërrsi të Ministriës së Drejtësisë | FOTO
Next: Muaj i Ramazanit, shtyerja e Regjistrimit një lehtësim i madh për besimtarët!

Të ngjashme

REDAKT....Tani-ne-si-komision-kemi-dalur-nw-teren-Urim-750x430 Tetë vite premtime për një bulevard

Tetë vite premtime për një bulevard

Redaksia
euro-750x430 Kujt do i konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Kujt do i konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Redaksia
parqet-768x440-1 Parqet vlonin nga qytetarët, të rinjtë thonë se u mungojnë kafenetë

Parqet vlonin nga qytetarët, të rinjtë thonë se u mungojnë kafenetë

Redaksia

TË FUNDIT

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

514854-WaJqRzi285 Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

2 Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

111 Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare

Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.