Alternativa sot ndau programin me qytetarët e disa lagjeve të Tetovës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 16:05

Alternativa sot ndau programin me qytetarët e disa lagjeve të Tetovës

Bartësi i listës së Alternativës, Faton Selami sot së bashku me kandidatët për këshilltarë, deputetin Hysni Ismaili dhe kryetarin e degës së Alternativës në Tetovë, Dritan Bexheti kanë vazhduar me aktivitetet për prezantimin e programit të partisë së tyre për zgjedhjet e parakohshme lokale për anëtarë të këshillit komunal në Tetovë që do të mbahen më 20 Gusht

“Nga Parku i Bletëve, aty ku nesër do kurorëzohet fitorja jonë në këto zgjedhje, sot filluam me shpërndarjen e materialeve propaganduese, duke vazhduar më pas nëpër disa pjesë tjera të qytetit — te Tregu i Grave, Çarshia e Epërme, Ura e Gurit dhe Rruga e Butikëve. Kemi program, ide dhe vizion të qartë për Tetovën tonë europiane, ngaqë kjo është alternativa e vetme”, kumtuan nga Alternativa.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 16:05