Ambasada amerikane i përgjigjet Ruskovskës në lidhje me ‘përplasjen’ e saj me Muaremin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:20

Ambasada amerikane i përgjigjet Ruskovskës në lidhje me ‘përplasjen’ e saj me Muaremin

Ambadasa amerikane përmes një komunikate ka komentuar thirrjen e prokurores Ruskovska duke theksuar se pëplasja e saj me kreun e policisë financiare është çështje e organeve kompetente, shkruan Alsat.

“Duket se kjo çështje është një proces i vazhdueshëm që duhet ta zgjidhin organet kompetente”, thonë nga Ambasada Amerikane në vend pas thirrjes së kryetares së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar Vilma Ruskovska. Ajo mbrëmë u bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe ambasadave ndërkombëtare, mbi të gjitha Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së, që të kontrollojnë njëherë e mirë të gjitha faktet dhe të sqarojnë se kush në këtë vend lufton kundër krimit dhe bën krimin. “Ambasada e SHBA-së është e angazhuar në promovimin e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut dhe mbështet përpjekjet e autoriteteve dhe gjyqësorit për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie ndërmjet institucioneve dhe brenda tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:20