Ambasada e SHBA-së vëzhgon procesin zgjedhor

Redaksia
By Redaksia 21 Prill, 2019 13:59

Ambasada e SHBA-së vëzhgon procesin zgjedhor

Ambasada e SHBA-së gjithsej i ka 25 ekipe që e vëzhgojnë procesin zgjedhor në vend. Për këtë informon Mikaela Shvajzer-Blum, u.d. ambasadore në Ambasadën e SHBA-së në shtetin tonë, sot para SHF “Koço Racin” në Shkup.

“Zgjedhjet janë pjesë shumë e rëndësishme për çdo demokraci dhe besojmë se është shumë e rëndësishme që votuesit të mund të votojnë në atmosferë pa frikë dhe detyrim, dhe se procesi i votimit është përgjegjës dhe transparent”; deklaroi Shvajzer-Blum.

Ajo informon se do ta shqyrtojnë vlerësimin dhe të dhënat e ODIHR, por për to është e dobishme të mund të jenë jashtë që ta shohin gjendjen në terren.

Redaksia
By Redaksia 21 Prill, 2019 13:59