Ambasada e SHBA-ve deklarohet për dorëheqjen e kryeministrit Zaev

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 11:28

Ambasada e SHBA-ve deklarohet për dorëheqjen e kryeministrit Zaev

Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret që të vazhdojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fushat që janë me interes të përbashkët, thonë për TV21, nga Ambasada e SHBA-ve, në Maqedoninë e Veriut. Në qëndrimin e tyre theksojnë se me vëmendje po ndjekin zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet lokale dhe deklaratën e kryeministrit Zaev për dorëheqje nga Qeveria.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara po ndjek zhvillimet e fundit pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke përfshirë edhe deklaratën e kryeministrit Zaev për dorëheqjen e tij. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Maqedoninë e Veriut si një partner të besueshëm dhe të vlerësuar në rajon dhe pret të vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në fushat me interes të përbashkët, derisa vazhdon rrugën e progresit drejt integrimeve euroatlantike”, përfundojnë nga Ambasada e SHBA-ve për TV21.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 11:28

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...