Ambasadorët e rinj, gjashtë do të jenë shqiptar

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 20:40

Ambasadorët e rinj, gjashtë do të jenë shqiptar

Qeveria në seancë të mbyllur e ka aprovuar listën me 19 propozime për të emëruar ambasadorë. Jozyrtarisht, Lidija Boshkovska do të jetë ambasadori i parë në Athinë. Ajo aktualisht është ushtrues detyre ambasadore në këtë vend, përcjell FLAKA.

Rami Rexhepi do të jetë ambasador në Romë, Vasko Grkov në Beograd dhe Sashko Todorovski në Strasburg.

Misho Dokmanoviç do të dërgohet në Tel Aviv, Prishtinë, Shpresa Jusufi, në Tiranë Danço Markovski.

Teuta Demjaha është nominuar për ambasador në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, dhe ambasadori i ri në NATO do të jetë këshilltari i deritanishëm për politikën e jashtme të kryeministrit Dane Taleski.

Shaban Jashari është nominuar për ambasador në Katar.

Në Kopenhagë është caktuar Faton Bejta, i punësuar në MPJ dhe vjen nga Gostivari, kurse në Zagreb, Milaim Fetai, po ashtu nga Gostivari.

Lista do t’i dorëzohet presidentit Stevo Pendarovski. Kryeministri njoftoi se propozimet për ambasadorët e rinj sot do të dorëzohen deri tek presidenti i shtetit, i cili duhet të vendosë për emërimin e tyre.

Nga emrat e shpalosur më lartë, vetëm katër kandidatët e parë janë diplomatë karriere, ndërsa sipas propozim-ligjit të ri për punë të jashtme, 80% e ambasadorëve duhet të jenë diplomatë karriere.

Ndryshe, ambasadorë të rinj emërohen në: Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshillin Evropian (Strasburg), KB (Gjenevë), Dohë, Pragë, Nju-Delhi, Romë, Tel Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin. FLAKA

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 20:40