Ambasadori amerikan: Ndarja e Kosovës, lajm i vjetër – histori

Ambasadori amerikan: Ndarja e Kosovës, lajm i vjetër – histori

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë sonte në Jeta në Kosovë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori, transmeton Periskopi.

Ai thotë se SHBA mbështet një marrëveshje pa kushte dhe në pajtim edhe me qytetarët.

‘’Pozicioni i SHBA’së është që qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të negociojnë pa kushte. Duhet të jenë të lira dhe të bisedojnë. Amerika nuk ka inkurajuar kurrë një rishikim të kufjive, apo siç e kanë quajtur disa ndarje’’, ka thënë ai.

‘’Një marrëveshe mes dy shteteve nuk duhet të jetë  e pranueshme veç për politikanët, por edhe për qytetarët.’’

‘’Tash të flasim për ndarje, është lajm i  vjetër, është histori’’./PERISKOPI/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Dhjetor, 2019 22:54

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA