Ambasadori holandez: Metodologjia e re ua lehtëson vendeve që vërtetë duan të integrohen në BE

Ambasadori holandez: Metodologjia e re ua lehtëson vendeve që vërtetë duan të integrohen në BE

Në një intervistë për Portalb.mk, ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop thotë se metodologjia e re e Komisionit Evropian (KE) për zgjerim, duhet t’ua bëjë më të lehtë atyre vendeve që janë vërtetë të përkushtuara në procesin e reformës, dhe më të vështirë për ata që nuk janë. Ai gjithashtu thotë se RMV ka shënuar përparim në procesin e reformimit dhe se vendimi i Holandës për të filluar negociatat e aderimit BE-RMV do të varet nga përparimi i përgjithshëm i bërë në zbatimin e reformave, vlerësim ky pritet të vjen së shpejti nga KE-ja.

A ka përparuar Maqedonia e Veriut në reforma që nga tetori, veçanërisht në fushën e gjyqësorit? Çfarë mund të konsiderohet përparim dhe çfarë regres, sipas jush?

Përkushtimi në procesin e reformimit është inkurajues. Është e rëndësishme që ky proces të vazhdojë. Bëhet fjalë për zbatimin praktik të reformave dhe ndikimin e këtyre reformave në jetën e përditshme të qytetarëve. Reformat duhet të synojnë të sigurojnë përgjegjshmëri, t’i japin fund pandëshkueshmërisë dhe të rivendosin besimin në sistem. Ne presim të lexojmë vlerësimin e ri të Komisionit Evropian për reformat e RMV-së nga maji i vitit të kaluar kur u botua dhe raporti i fundit i përparimit.

Çfarë ofron Metodologjia e re, a është e vërtetë që ajo u jep shteteve anëtare më shumë fuqi për të bllokuar procesin? A i ndryshon ajo “rregullat e lojës”?

Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të re përmban një numër përmirësimesh. Holanda e mirëpret atë që theksi më i madh është vendosur në sundimin e ligjit, administratën publike dhe reformat ekonomike. Për më tepër, Holanda mirëpret një gjuhë të qartë të kushtëzuar: negociatat mund të pauzohen ose ndërpriten më lehtë kur një vend kandidat nuk i përmbush detyrimet e tij. Kjo është në përputhje me qasjen e rreptë dhe të drejtë të Holandës për zgjerimin. Metodologjia e re duhet t’ua bëjë më të lehtë atyre vendeve që janë vërtetë të përkushtuara në procesin e reformës, dhe më të vështirë për ata që nuk janë. Intervistën e plotë e lexoni në:

Ambasadori holandez: Metodologjia e re ua lehtëson vendeve që vërtetë duan të integrohen në BE

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 23 Shkurt, 2020 23:47

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.