Ambasadori i ri rus në Maqedoni sapo mori detyrën filloi të përzihet në punët e brendshme të shtetit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 18 Shtator, 2018 21:11

Ambasadori i ri rus në Maqedoni sapo mori detyrën filloi të përzihet në punët e brendshme të shtetit

Ambasadori i ri rus në Shkup, Sergei Bazdnikin, menjëherë pasi i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Gjorge Ivanov, tha se Maqedonia nuk duhet të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të sjellë vendime të detyruara politikisht, përcjell FLAKA.

Ambasadori rus vlerësoi se Republika e Maqedonisë po përjeton një moment kyç në historinë e tij dhe se vendimet që do të merren në javët e ardhshme do të varen nga e ardhmja e Republikës së Maqedonisë.

“Është me rëndësi të madhe që ato të sillen rreptësisht brenda Kushtetutës, jo për të shkatërruar shtetin ligjot. Të përfaqësojë një reflektim të qartë të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të mos imponohet nga jashtë. Të bashkojë, por jo të ndajë shoqërinë. Të respektojmë parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare të përshkruara në Kartën e OKB-së, jo konjukturën politike”, tha në fjalimin e tij ambasadori Bazdnikin.

Bazdnikin zëvendësoi paraardhësin e tij Oleg Shçerbik me kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 18 Shtator, 2018 21:11