Ambasadori Koja takon kreun e BFI-së, Fetahu: Biseduam për strategjitë e menaxhimit tonë për përparimin e BFI-së

Redaksia
By Redaksia 2 Dhjetor, 2020 21:03

Ambasadori Koja takon kreun e BFI-së, Fetahu: Biseduam për strategjitë e menaxhimit tonë për përparimin e BFI-së

Kreu i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup, z. Clemens Koja, sot vizitoi BFI-në për të na uruar me rastin e ardhjes në krye të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, përcjell FLAKA.

“Na nderoi shumë vizita e Ambasadorit të kësaj organizate me rëndësi të madhe për vendin tonë. Ambasadori z. Clemens Koja është kreu i misionit të OSBE-së në Shkup. Mysafirin e nderuar e njoftuam për punët që i bëjmë në bazë të kërkesave të kohës në cilën jetojmë dhe strategjitë e menaxhimit tonë për përparimin e BFI-së. Diskutuam poashtu edhe për shumë çështje me rëndësi për vendin dhe kohën tonë”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Më tej në njoftim thuhet se “Z. Koja u nda i kënaqur me takimin dhe vizionin tonë, por edhe unë shpreh mirënjohjen time për vizitën dhe respektin dhe mirëpresim bashkëpunim në të ardhmen, për të mirën e muslimanëve dhe vendit tonë”.

Kryetari i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu, ambasadorin e ka pritur bashkë me H. Mustafa ef. Dautin, kryetar i Sektorit për Marrëdhënie me jashtë në BFI. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 2 Dhjetor, 2020 21:03