Ambasadorja amerikane në Tiranë: Shqipëria të jetë një aleat i aftë i ShBA-ve

Ambasadorja amerikane në Tiranë: Shqipëria të jetë një aleat i aftë i ShBA-ve

Ambasadorja amerikane, Juri Kim, i ka drejtuar një mesazh të prerë politikës shqiptare, duke i kërkuar të lërë mënjanë pazaret për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

“SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë, i aftë i ShBA dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta kemi këtë pa reformë zgjedhore dhe pa reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë diçka për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra. Është koha që të realizohet reforma në drejtësi, është koha që të realizohet reforma zgjedhore, sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj si SHBA dhe populli shqiptar e presin.”,- tha ambasadorja amerikane, Juri Kim.

Politika shqiptare, akuza për reformën zgjedhore

Pak orë më vonë, presidenti i Republikës tha se të njëjtin shqetësim e ka shprehur dhe ai kohë më parë, ndërsa gishtin e drejtoi nga kryeministri Edi Rama.

“Kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjet përmes rrjeteve sociale Presidentit, duke u shprehur i hapur që të ulet në një takim urgjent me të për reformën zgjedhore.”

Ndërkaq, kreu demokrat, Lulzim Basha, kërkoi që reformat ë bëhet në mënyrë të tillë që shqiptarët të përfaqësohen sa më mirë në parlament.

Dy ditë më parë ambasadorja amerikane, propozoi modelin danez për zgjedhjet, që nënkupton lista të hapura për zgjedhësit. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 20:35

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.