Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Ambasadorja e re e Malit të Zi ia dorëzoi letrat kredenciale Dimitrovit

Ambasadorja e re e Malit të Zi ia dorëzoi letrat kredenciale Dimitrovit

Redaksia

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov e priti ambasadoren e re të Malit të Zi, Marija Petroviq e cila i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale për emërimin e saj ambasadore e jashtëzakonshme dhe e autorizuar e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi MPJ, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral. Në mënyrë reciproke u vërtetuan marrëdhëniet miqësore midis të dyja vendeve, ndërsa u bisedua edhe për mundësitë për pzhvillimin e tyre, veçanërisht në domenin e ekonomisë dhe lidhjes infrastrukturore.

Dimitrov shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme nga Mali i Zi për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në BE dhe NATO si dhe për ratifikimin e shpejtë të protokollit aderues për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike. Me këtë rast, theksoi se Maqedonia e Veriut pret valorizimin e sukseseve të arritura, duke konstatuar se muajt e ardhshëm janë vendimtar, në kontekst të të dyja proceseve integruese.

Sipas ambasadores Petroviq, anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE mbetet lartë në agjendën politike të Malit të Zi.

“Shpresoj se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut, do të jetë gjithashtu e suksesshme si edhe rruga e saj euroatlanike”, deklaroi ajo.

Dimitrov i dëshiroi mirëseardhje dhe mision të suksesshëm diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Previous: Rriten kuotat për të gjitha 772 farmacitë edhe për në prill
Next: Lajmet e rrejshme sfidë për institucionet dhe mediumet

Të ngjashme

restoran-299164 Nesër do të vendoset për masat restriktive

Nesër do të vendoset për masat restriktive

Redaksia
auto_Pfizer-vaksina-1024x5761615880577-1 RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

Redaksia
stevo_pendarovski_potpis-1080x675-1 (1) Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit

Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit

Redaksia

TË FUNDIT

Dejvid-Gir Gir: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

Gir: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

komuna-e-tetoves-780x470 S’ka zgjidhje për mungesën e ujit në Tetovë

S’ka zgjidhje për mungesën e ujit në Tetovë

restoran-299164 Nesër do të vendoset për masat restriktive

Nesër do të vendoset për masat restriktive

auto_Pfizer-vaksina-1024x5761615880577-1 RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

stevo_pendarovski_potpis-1080x675-1 (1) Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit

Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.