Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • Ambasadorja franceze: Do ta mbështesim dialogun për arritjen e marrëveshjes

Ambasadorja franceze: Do ta mbështesim dialogun për arritjen e marrëveshjes

Redaksia

Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë ta mbështesë procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili është pezulluar në dhjetor të vitit 2020, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 si dhe zhvillimeve fundit në politikën kosovare.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ka thënë se gjëja më e rëndësishme është që dialogu në vetvete të mos vihet në pikëpyetje dhe se kërkimi për një zgjidhje të mosmarrëveshjes me Serbinë të jetë pjesë e perspektivës evropiane.

“Qëllimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme midis dy vendeve, e cila zgjidh të gjitha çështjet e mbetura dhe kontribuon në stabilitetin rajonal”, ka thënë Butel për klankosova.tv .

“Që nga korriku i vitit 2020, negociatat me Serbinë kanë rifilluar në Bruksel. Ndonëse, këto janë pezulluar për shkak të krizës shëndetësore dhe situatës politike në Kosovë, janë arritur disa rezultate, veçanërisht në çështjen e personave të zhdukur dhe personave të zhvendosur. Ka akoma shumë tema për t’u adresuar të cilat do të kërkojnë mobilizimin e ekipeve negociuese”.

“Franca, së bashku me Gjermaninë, është e përkushtuar për të mbështetur këtë proces dhe këtë do ta bëjë edhe me tej. Franca mbështet ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit të saj të posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak”.

Butel ka folur edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo ka theksuar se pavarësisht kohës së shkurtër për përgatitjen e tyre, kushtet e vështira të motit dhe kufizimet lidhur me krizën shëndetësore, zgjedhjet ishin të qeta më 14 shkurt.

“Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e madhe. Dalja në zgjedhje ishte më e madhe sesa në vitin 2019. Kjo është një shenjë e një vitaliteti të madh dhe pjekurisë demokratike me të cilën Kosova dhe populli kosovar mund të jenë krenarë. Më e rëndësishmja është se votuesit kanë mundur të shprehin lirisht vullnetin e tyre më 14 shkurt dhe se rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve përfaqëson shprehjen e zgjedhjes së tyre të lirë dhe dëshirën e tyre për të ardhmen”.

Butel ka pohuar se shpresojnë që do të ketë ndryshime në reformën zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme në vend.

“Kjo nuk do të thotë që këto zgjedhje kanë shkuar pa probleme. Në zgjedhjet e mëparshme, misionet vëzhguese të Bashkimit Evropian vunë re disa vështirësi dhe bënë rekomandime të cilat janë ende aktuale. Nê mesin e këtyre vështirësive është edhe besueshmëria e listës zgjedhore, kompleksiteti i votimit me postë për kosovarët që jetojnë jashtë, procedura e votimit me kusht, koha tepër e gjatë e nevojshme për numërimin e votave me kusht dhe me postë, dhe çertifikimi i rezultateve përfundimtare… ”

“Duhet shpresuar që ndryshimet, që ndoshta përfshijnë reformën e ligjit zgjedhor, do të mund të realizohen para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme, për t’i dhënë përgjigje problemeve të ndryshme që dobësojnë aktualisht procesin zgjedhor”, ka thënë Butel.

Continue Reading

Previous: Ryshfeti me subvencione, 9 zyrtarë në paraburgim – 2 në arrest shtëpiak
Next: Visar Duriqi dyshohet se në vetëmbrojtje theri me thikë të tre sulmuesit

Të ngjashme

46607 Emmanuel Mcron: Franca qëndron në përkrah të Kosovës në përballimin e sfidave

Emmanuel Mcron: Franca qëndron në përkrah të Kosovës në përballimin e sfidave

Redaksia
2 Osmani, ambasadores së Francës: Presim mbështetje për liberalizimin e vizave

Osmani, ambasadores së Francës: Presim mbështetje për liberalizimin e vizave

Redaksia
1 Gjermania konfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për sigurimin e vaksinave

Gjermania konfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për sigurimin e vaksinave

Redaksia

TË FUNDIT

basha-2-1-710x450 Sulmi në zyrën elektorale në Kavajë, Basha akuzon Ramën: Atentat ndaj PD-së dhe demokracisë. Përgjigjen do ia japim më 25 prill

Sulmi në zyrën elektorale në Kavajë, Basha akuzon Ramën: Atentat ndaj PD-së dhe demokracisë. Përgjigjen do ia japim më 25 prill

22 Meta: Opozita merr mbi 90 mandate

Meta: Opozita merr mbi 90 mandate

11 Rama jep lajmin e mirë: Edhe 208 mijë vaksina të tjera mbërrijnë në Rinas

Rama jep lajmin e mirë: Edhe 208 mijë vaksina të tjera mbërrijnë në Rinas

46607 Emmanuel Mcron: Franca qëndron në përkrah të Kosovës në përballimin e sfidave

Emmanuel Mcron: Franca qëndron në përkrah të Kosovës në përballimin e sfidave

2 Osmani, ambasadores së Francës: Presim mbështetje për liberalizimin e vizave

Osmani, ambasadores së Francës: Presim mbështetje për liberalizimin e vizave


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.