Ambientalistët asesi të pajtohen, gazsjellësi aspak të mos kalojë nëpër Vodno

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 23 Gusht, 2018 22:38

Ambientalistët asesi të pajtohen, gazsjellësi aspak të mos kalojë nëpër Vodno

Ambientalistët e shoqatës “E duam Vodnon” nuk pajtohen as me planin e ri për gazsjellësin. Dje nga Qeveria dhe Qyteti i Shkupit thanë se do të shkurtohet traseja ku do të shtrihen tubat, gjë që do të zvogëlonte shkatërrimin e gjelbërimit, por ambienstalistët kërkojnë që gazsjellësi aspak të mos kalojë nëpër malin Vodno.

“Nëse është zvogëluar shkatërrimi i pemëve, atëherë do të rritet dëmtimi i fushave, pjesë të shkëmbinjve që gjithashtu janë pjesë e zonave të mbrojtura. Andaj nuk është zvogëluar ndikimi ndaj mjedisit jetësor me ndryshimin e trasesë që është bërë”, tha Davor Peshçevski, aktivist nga “E duam Vodnon”.

Aktivistët kërkojnë gjetje të një alternative tjetër që traseja e gazsjellësi të jetë jashtë Vodnos ndërsa për këtë kërkojnë të bëhet studim i ri.

“Ne kemi filluar me informimin e institucioneve ndërkombëtare. Kemi filluar me kontrollimin e dhënies së lejeve të reja, pasi që mendojmë se këtu duhet të ndërmerren masa në aspekt të përpunimit të një studimi të ri në lidhje me mjedisin jetësor dhe do të këmbëngulim për një gjë të tillë”, tha Tatjana Stojanovska, aktiviste “E duam Vodnon”.

Dje Drejtori për Resurse Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi, lajmëroi se është bërë plan i ri që 70% më pak do ta shkatërronte mjedisin. Megjithatë shtoi se nuk mundet që plani i gazsjellësit që kalon nëpër Vodno të hidhet poshtë tërësisht. Një gjë e tillë do të rriste koston për rreth 20 milion euro si dhe do të vononte arritjen e afateve për ndërtim, tha Bajrami, duke shtuar se, si për kthimin e kredisë poashtu edhe për realizimin e projektit Maqedonia ka detyrime ndaj bankave ku ka marrë kredi. /tv21/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 23 Gusht, 2018 22:38