Amnesty International: Shqetësim përbën mosndëshkimi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi

Raporti vjetor i Amensty Internatinal për gjendjen e të drejtave të njeriut për vitin 2020 shënon përkeqësim gjithkund në botë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më të prekur janë gratë, romët dhe grupet e tjera të margjinalizuara si LGBTI.
“Edhe krahas zbatimit të reformave që i kërkon Komisioni Evropian, situata mbetet shqetësuese në disa fusha: mosndëshimi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi ndaj grave, romëve dhe LGBTI. Këtë vit emigrantë në mënyrë ilegale janë mbajtur dhe janë dëbuar me forcë”, alarmon Amnesty International në pjesën për Maqedoninë e Veriut.
Raporti po ashtu rikujton se në RMV vjet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga marsi deri në korrik dhe ka pasur orë policore, por sipas Amnesty International, ndalimi i tubimeve fetare është zbatuar në mënyrë të përzgjedhur.
Në raport thuhet se Maqedonia e shkurtoi buxhetin për sektorin joqeveritar për 525 mijë euro dhe me këtë rrezikoi organizatat për të siguruar shërbime themelore në kohe krize, ndërsa sa i përket gjyqësisë, organizimi është kritik për shkak se gjyqet kanë punuar minimalisht dhe nuk ka përparim në procedurat gjyqësore lidhur me shkeljen e masave kundër COVID-19.