Ana dhe Arta Kabashi publikojnë duetin e ri “Tdu Hala”
Dy këngëtaret motra, Ana dhe Arta Kabashi kanë publikuar këngën e tyre më të re në bashkëpunim’
“Tdu Hala” titullohet kënga e re e motrave nga Peja ,e cila është ritmke e zhanrit pop.
Muzika është punuar nga BledBeats, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet Ana dhe Arta, duke shkruar secila pjesët përkatëse.
Foto: Ana Kabashi/YouTube
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dy këngëtaret bukuroshe vijnë me një paraqitje atraktive.
Ana vizuale e projektit muzikor i është besuar produksionit SmartMotion Films.
Ky nuk është dueti i parë mes motrave Kabashi, pasi ato kanë bashkëpunuar edhe më parë në këngë të tjera, madje edhe karrierën e kanë nisur bashkë si pjesëmarrëse në spektaklin a talenteve “Albanians Got Talent” në vitin 2010. /Telegrafi/