Ando: Pse dhanë penallti? Sepse është Ronaldo?

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:45

Ando: Pse dhanë penallti? Sepse është Ronaldo?

Ankesat serioze për arbitrimin dhe në veçanti penalltinë e akorduar për Kristiano Ronaldon dhe me të cilën Portugalia hapi serinë e golave, është shprehur trajneri i Ganës, Oto Ando.

“Arbitri dha një penallti inekzistente. Të gjithë e panë! Pse. Sepse është Ronaldo? Nëse dikush shënon kështu, bravo. Por këtu po flasim për një dhuratë për Portugalinë.

Një dhuratë e veçantë nga arbitri”, theksoi trajneri 47-vjeçar, i cili punon edhe si anëtar i stafit të Dortmundit, i specializuar në kërkimin dhe zhvillimin e talenteve.

Kujtojmë se me penalltinë e asit 37-vjeçar, Portugalia kaloi në epërsi 1-0 në minutën e 65-të, për të marrë përfundimisht fitoren me mjaft stres, 3-2.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:45

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...