Anëtarësimi i RMV-së dhe Shqipërisë, Plenkoviq: Nuk ka “non paper” që ju ndal të hyni në BE

Anëtarësimi i RMV-së dhe Shqipërisë, Plenkoviq: Nuk ka “non paper” që ju ndal të hyni në BE

Propozim dokumenti francez për zgjerimin e BE-së paraqet vetëm një ide të Parisit për funksionimin e përgjithshëm të BE-së, thotë kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

Sipas tij, çfarëdo lloj dokumenti, konkluzë apo propozim tjetër që mund të dorëzohet nga vendet anëtare të BE-së, nuk duhet të kuptohet si mundësi për të bllokuar procesin e zgjerimit të BE-së, ngaqë, sipas Plenkoviq, një politikë e tillë nuk ekziston në legjislaturën dhe politikat e BE-së.

“Mund të them se e njoh më mirë propozimin e Francës. Idenë e presidentit Makron e shoh në kontekst të dëshirës së tij për funksionimi e përgjithshëm të BE-së. Sa i përket procesit të zgjerimit, ka një bazë të qartë juridike dhe ai është neni 49, i cili thotë se: Secili shtet evropian nëse kërkon mund të bëhet anëtare e BE-së. Nuk ka politikë, non – paper dhe konkluzë që mund të prishë të drejtën të cilën shtetet e Evropës e kanë bazë të negociatave me BE-në. Kjo është me rëndësi dhe që duhet të mbahet në mend”,- deklaroi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Plenkoviq ritheksoi se mosarritja e konsensusit për fillimin e bisedimeve për RMV-në dhe Shqipërinë ishte gabim i madh, por siguroi se gjatë presidencës kroate në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm, Kroacia do të angazhohet maksimalisht për këto dy shtete për të ecur përpara.

Ai tha se po ashtu programi i kryetares së ardhshme të KE- së, Von der Leyen, është kompatibil me prioritetet e Kroacisë për zgjerimin e BE-së. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Nëntor, 2019 19:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.