Anëtarësimi në NATO, Dimitrov: Me rëndësi finalizimi, presim Spanjën

Anëtarësimi në NATO, Dimitrov: Me rëndësi finalizimi, presim Spanjën

Të enjten parlamenti francez do t’i japë përfundimisht dritë të gjelbër ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të RMV-së në NATO. Por, për të marrë dritë të gjelbër në takimin e 3 dhe 4 dhjetorit në Bruksel, Maqedonia e Veriut pret edhe një ratifikim të fundit atë nga Spanja.

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, informoi nga Brukseli se edhe në Spanjë ekziston vullneti i mirë. Por, ratifikimi varet nga formimi i qeverisë e jo vetëm nga vullneti i lirë.

“Sa i përket Spanjës, unë nuk do të doja t’i vendosim nën “llupë”, kuptohet që ka vullnet të madh politik që edhe ai ratifikim i fundit të finalizohet, që përfundimisht NATO të ketë 30 vende anëtare. Mendoj që është jofalënderuese që tani të parashikojmë se kur do të formojnë qeveri, për shkak se edhe ato kanë interesat e veta autentike që ajo të ndodh sa më shpejtë. E rëndësishme është se ajo do të finalizohet. E rëndësishme është që jemi këtu dhe marrin pjesë në punë, sikur të jemi anëtare”,- deklaroi ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

Duke folur për atë se si në Bruksel po kalon propozimi i Francës për të ridefinuar procesin e negociatave, Dimitrov tha se ka pasur bisedime me ministra nga shtetet anëtare që ishin në Këshillin për Çështje të Përgjithshme.

“Ka konsensus absolut se vendi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE, si anëtare, dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë, që në vend të jemi njëri kundër tjetrit, të punojmë bashkë dhe të krijojmë kushte për suksesin tonë, të rajonit, por edhe të BE-së”,- tha ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

Megjithatë, Dimitrov thotë se vendi duhet të përqendrohet më shumë në këtë periudhë në punë e më pak në premtime të mëdha, për t’u treguar skeptikëve se e meriton anëtarësimin në BE. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 20, 2019 19:55

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA