Anëtarët e Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Mars, 2023 23:56

Anëtarët e Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte zyratrisht kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.

Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët. Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH. Kujtojmë se Besnik Zeqiri që në kohën kur BESA ishte pjesë e Qeverisë ende ka mbetur drejtor në spitalin “Kozle”, ku edhe vazhdon të jetë, ndërsa Besnik Selimi është rikthyer zv.drejtor në ndërmarrjen publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” në Gostivar. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Mars, 2023 23:56

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare