Anëtarët e qeverisë që ishin në Kumanovë, ende nuk janë testuar

Desk
By Desk April 22, 2020 22:11

Anëtarët e qeverisë që ishin në Kumanovë, ende nuk janë testuar

Kryeministri Oliver Spasovski do të testohet për koronavirus, përcjell FLAKA.

Ai e deklaroi këtë sot në një konferencë për shtyp të zhvilluar me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi nevojën dhe besimin për t’u përqëndruar te profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Filipçe tha se anëtarët e Qeverisë që ishin në takim me Shtabin e Krizave në Kumanovë dhe që tani janë në izolim nuk janë testuar ende për KOVID-19.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe anëtarët e shtabit të krizave janë pozitivë.

Për rastin ka filluar hetim nëse ka pasur lëshime. FLAKA

Desk
By Desk April 22, 2020 22:11