Anëtarsimi në NATO, çështje e kryer, Selmani: NATO bëri lëshime, reformat duhen kryer

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 20, 2019 20:03

Anëtarsimi në NATO, çështje e kryer, Selmani: NATO bëri lëshime, reformat duhen kryer

Anëtarsimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është çështje e kryer edhe përkundër ndryshimit të ekzekutivit në Greqi dhe problemeve me Bullgarinë sa i përket disa figurave historike.

Profesori universtiar Bashkim Selmani në një prononcim për TVM2, thekson se për dallim nga BE, NATO ka bërë lëshime për shkak të interesave strategjike, sa i përket kritereve që duhet përmbushur nga ana e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kjo e fundit e ka të patjetërsueshme që ti përmbyllë proceset reformatore nëse dëshiron të bëhet anëtare e plotë e BE-së.

Profesor Selmani konsideron se në Maqedoninë e Veriut sistemi i sigurisë akoma do punë, sepse është i pakonsolodiuar deri në fund, dhe kjo sipas tij më së miri mund të shihet me publikimin e përgjimeve të paligjshme të cilat po ndodhin kohën e fundit.

“NATO ka bërë shumë lëshime për Maqedoninë për sa i përket disa kritereve dhe rrethanave të ndryshme dhe unë besoj se nuk do të ketë ndonjë problem eventuale nëse nuk do të paraqitet problemi i Bullgarisë dhe Greqisë. Për si përket çështjeve ushtarake e kështu me radhë ka disa elemente me të cilat Maqedonia akoma po abuzon me këto çështjet e elementeve të sigurisë, mënyra e funksionimit të agjencisë tekniko operative, shpërthimi i bombave aktuale që vazhdojnë, kjo që nënkupton se sistemi i sigurisë nuk është akoma i konsoliduar dhe gjenjda faktike nuk e meriton të jetë në NATO” – deklaroi profesori universitarë, Bashkim Selmani. Ndryshe nga NATO, Selmani mendon se BE nuk do të bëjë asnjë lëshim në këtë drejtim duke marrë parasysh kushtet që kërkon dhe situatës faktike në të cilën gjendet vendi, andaj thekson se janë të nevojshme reforma kyçe në këtë drejtim.

“E njejta tolerancë nuk do të refkeltkoj te BE për arsyje se gjendja faktike është tjetër e gjendja legjislative tjetër. Vetëm ndryshime të improvizuara, ju e dini se 60 përqind e njerëzve që kanë funksionuar në sistemt e sigurisë ishin ato që bënë procese të monutara, involvime, shantazhime, biznese gjëra që nuk përbushin kriteter e kërkuara të NATO-së.Dhe kjo besoj se është një nga faktorët problmatik për Maqedoninë” – tha profesori universitarë, Bashkim Selmani.

Me ratifikim e protokollit për anëtarsim në 29 vendet e NATO-s, Maqedonia deri në fund të vitit pritet të merr statusin si anëtare fuqiplote e 30 –ta me rradhë në Aleancën e Atlantikut Verior. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 20, 2019 20:03