Angellov: MPB do të vendosë se në cilin objekt dhe me sa forca do të ruajnë rendin

Redaksia
By Redaksia 23 Nëntor, 2020 14:40

Angellov: MPB do të vendosë se në cilin objekt dhe me sa forca do të ruajnë rendin

Shtabi kryesor për Menaxhim me kriza sot zhvilloi seancë, në të cilën u shqyrtua plani i  Ministrisë së Shëndetësisë, se cilat ambiente apo vende duhet të sigurohen.

Për sigurinë do të përfshihet Armata, e cila do të ndihmojë policinë, duke qëndruar në pozicionet e saj pa armë. Por drejtori i Qendrës për menazhim me kriza Stojanço Angellov tha se ende nuk dihet sa pika duhet të sigurohen, dhe se sa trupa nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Armata do të përfshihen në sigurimin e objekteve shëndetësore, përcjell TV21.

MPB është ajo e cila vendos se çfarë, si dhe sa siguri do të ketë Ministria e Shëndetësisë. Ne në shërbim të Qeverisë vetëm i koordinojmë këto punë. Shërbimet adekuade nga MPB do të përcakrojnë se në cilin objekt, sa pika do të ruhen, a ka një derë për hyrje, a ka disa dyer, apo ka disa pika tjera të rëndësishme që duhet të sigurohen. Pastaj duhet të vërtetojnë se disa pika a duhet të ruhen vetëm në ndërrimin e parë, por më shumë prej tyre duhet të mbrohen 24 h, sepse pjesa më e madhe janë vende ku trajtohen persona nga Covid-19.  Kështu që pasi të konfirmohet numri i vendeve që duhet të ruhen, duhet të caktohet edhe numri i policëve të cilët do të mbulojnë këto pika.” – Tha Stojançe Angellov – drejtor i QMK.    

 
Redaksia
By Redaksia 23 Nëntor, 2020 14:40