Angellovska: Do të shkojmë direkt me Eurobond në vend të huazimit nga bankat

Desk
By Desk April 18, 2020 21:21

Angellovska: Do të shkojmë direkt me Eurobond në vend të huazimit nga bankat

Qeveria ka vendosur të braktisë huazimin e 400 milion eurove në tregun financiar ndërkombëtar dhe ka vendosur të kalojë drejtpërdrejt në opsionin e emetimit të eurobonove, tha Ministrja e Financave Nina Angellovska, përcjell FLAKA.

“Ai proces ka filluar. Kjo do të thotë që të gjitha institucionet janë duke u përgatitur, dokumentet e nevojshme janë duke u përgatitur dhe tregu është duke u monitoruar. Ai proces zgjat 45 deri në 60 ditë, gjë që na jep të drejtën, kur vendosim se është më së miri, sipas lëvizjeve të tregut, se është më e përshtatshme të hysh në atë treg”, tha Angellovska.

Fillimisht, plani ishte të tërhiqnin fonde nga bankat tregtare jashtë vendit, përveç atyre nga Banka Botërore dhe FMN, të cilat më vonë do të mbuloheshin nga Eurobondi. FLAKA

Desk
By Desk April 18, 2020 21:21