Angellovska: Shifrat negative, por më të mira nga pritjet

Desk
By Desk May 4, 2020 19:20

Angellovska: Shifrat negative, por më të mira nga pritjet

Ekonomia këtë vit do të shënojë rënie për 3.4 për qind për shkak të krizës me koronavirusin. Shkalla e inflacionit do të ketë një rishikim në rënie dhe do të jetë 0.2 për qind. Këto janë parashikimet e fundit të Ministrisë së Financave. Sipas parashikimeve, rënia më e madhe do të jetë në përbërësin e eksportit prej 16.8 për qind, investimet bruto për 9.6 për qind dhe ulja e konsumit privat për 3.3 për qind.

Skenari bazë i Ministrisë së Financave parashikon ngadalësim të aktivitetit ekonomik me 3.4 për qind, që do të thotë se efektet e korona krizës pritet të jenë në tremujorin e dytë, në tremujorin e tretë pritet ngadalësim i kontraksionit, ndërsa në të katërtin rikuperim i ekonomisë dhe rezultate të caktuara pozitive”-pohoi Nina Angelovska, ministre e Financave.

Të ardhurat buxhetore për muajin prill shënojnë rënie prej 20% ndërsa të ardhurat tatimore rënie prej 31%, edhe pse Ministria e financave parashikonte rënie prej 40%. Për Angellovsksën, mbushja e buxhetit për muajin prill zhvillohet më e mirë se pritjet.

Realizimi në muajin prill është…mund të them se kemi qenë më të kujdesshëm dhe më konservativ nga skenari më i volitshëm. Rënia e të ardhurave tatimore është 31% kundrejt 40% që ne i projektuam. Të ardhurat nga TVSH-ja janë të realizueshme për më pak se 43,5%, që është e pritur duke pasur parasysh masat shtrënguese që ishin në fuqi gjatë prillit”-tha Nina Angellovska, ministre e financave.

Deri më tani rreth 7000 kompani kanë vendosur të shfrytëzojnë një nga masat e ofruar për ndihmën e ekonomisë si pasojë e korona virusit. Prej tyre, 5000 kanë aplikuar për masën pagë të subvencionuar minimale prej 14.500 denarë. Për masën e dytë apo kredi pa normë interesi covid 2 që filloi më 29 prill, deri më tani kanë aplikuar 600 kompani.

Desk
By Desk May 4, 2020 19:20