Angellovska: Zgjidhje optimale për tatimin progresiv

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 9, 2019 19:08

Angellovska: Zgjidhje optimale për tatimin progresiv

Ministrja e Financave Nina Angellovska paralajmeron zgjidhje optimale ne lidhje me tatimin progresiv pas vendimit të qeverisë për pezullimin e tij për 36 muaj. Ngrirja e tatimit progresiv me te cilen çdo e ardhur mbi 1.500 euro tatohej me 18%, dhe shuma deri në atë shumë tatohej me 10%. nuk dha rezultatin e dëshiruar vlerson ministrja e financave.Pervec kesaj, ekziston mundesia qe një numër i madh i subjekteve një pjesë të të ardhurave ta transferojnë në sisteme tjera tatimore.

“Të dhënat dhe analizat 6 mujore tregojnë se ka të ardhura të cilat nuk egzistojnë më sistem në krahsim me vitin e kaluar, nga njëra anë kemi persona të cilat kanë pasur të ardhura prej 150 mijë denarëve tani kanë vendosur që të mos e kalojnë pragun duke I shpërndarë këto para në persona të tjerë fiktiv, ndërsa nga ana tjerat supozohet se mungojne subjekte ne sistem te cilet egziston mundesia kane vendosur qe te kalojne ne sisteme tjera tatimore që ofrojne trajtim tjeter”, tha ministrja e Financave Nina Angellovska.

Kuqi: Vendim politik, në disfavor të bizneseve

Por Eksperti ekonomik Menderes Kuqi e vlerson këtë vendim si politik dhe që nuk është në favor të biznesit.

“Si subjekt politik gjatë garës elektorale e publikuan këtë masë, dhe tani duke parë se kishte shum reagime negative ata po bëjnë një tërheqje taktike të saj. Duke e ditur se kompanitë tona kanë dhënë gjithmonë ok për cdo gjë që ka nevoj qeveria. Dëshiron rritje të tatimit le të rritë tatimin neve na intereson se ku shkojnë këto mjete aspak nuk meremi me at se dikush dëshiron një arkë më të begatshme. Çdo vendim që është politik dhe është për politikë ditore nuk besoj se është në favor as të subjektit politik e lere të biznesit”, tha Eksperti ekonomik Menderes Kuqi.

Banka Botërore ëhstë kundër pezullimit të tatimit progresiv. Sipas analizave të tyre, tatimi progresiv do të ndikoj në uljen e pabarazisë si dhe do të ketë rritje të të hyrave në buxhet. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 9, 2019 19:08