Angjushev: Nga komunikimi me sektorin e biznesit krijohen politikat më përkatëse për rritje ekonomike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 23, 2019 20:29

Angjushev: Nga komunikimi me sektorin e biznesit krijohen politikat më përkatëse për rritje ekonomike

Nënkryeministri për Çështje Evropiane Koço Angjushev në seancën e sotme të tretë të Komisionit për dialog publiko-privat theksoi se Qeveria dhe sektori i biznesit kanë një komunikim të hapur dhe të sinqertë, përmes të cilit krijohen dhe implementohen politikat më përkatëse për një rritje sa më të shpejtë dhe më afatgjatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Takimi u mbajt në kuadër të Projektit për rregullativë më të mirë të biznesit, të zbatuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, Lidhja e Odave Ekonomike, MASIT dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, në bashkëpunim me EPI qendrën , të përkrahur nga USAID.

Siç njoftoi kabineti i Angjushevit, nënkryeministri theksoi se me bashkëpunimin e ndërsjellë midis Qeverisë dhe ekonomisë, i paraqitur nga odat ekonomike, në periudhën e kaluar janë marrë një sërë politikash ekonomike, ligjesh dhe masash, që janë në drejtim të zhvillimit teknologjik dhe vendosjes së inovacioneve, duke kontribuar në rritjen e konkurrencës së kompanive, por edhe për rritjen e pagave dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

“Ligji për përkrahje financiare mundëson përkrahje të barabartë për të gjitha kompanitë e vendit dhe ato të huaja, me Ligjin e ri për energjetikë zhvillohet sektori energjetik dhe mundësohen investime në burimet ripërtëritëse të energjisë, Ligji për furnizime publike dhje Ligji për praktikim, të gjitha këto vendime ligjore janë sjellë përmes debateve të hapura dhe me kërkesë të ekonomike, para së gjithash në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit në vend”, sqaroi Angjushev.

Nënkryeministri shtoi se vazhdojnë aktivitetet në ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore si dhe gazifikimin dhe projekte elektro energjetike, për rritjen e konkurrencës në ekonominë e Maqedonisë së Veriut, ku paralajmëroi se në periudhën që vijon Qeveria do të publikojë edhe masa të reja të cilat do të stimulojnë rritjen e përshpejtuar të pagave, por edhe të ekonomisë në përgjithësi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 23, 2019 20:29