Angjushev: “Shengen i vogël” nuk është një alternative për anëtarësimin tonë në BE

Angjushev: “Shengen i vogël” nuk është një alternative për anëtarësimin tonë në BE

Nuk ka asnjë alternative për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Asnjë iniciativë rajonale apo lokale, madje as një “Shengen i vogël”, nuk mund të jetë një zëvendësim i asaj që ne kemi si synim, dhe kjo është Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE, tha sot Zëvendësministri i Çështjeve Ekonomike, Koço Angjushev, përcjell FLAKA.

“Këtu nuk ka asnjë alternative. Çdo iniciativë që mund të jetë lokale për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, ne do ta mbështesim atë, por mendoj se ka hapësirë të mjaftueshme brenda iniciativave ekzistuese. Ne duhet të shohim se çfarë do të thotë ai “Shengen i vogël”, megjithëse i këndshëm kur e themi atë në mënyrë populiste, por prapëseprapë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse asnjë iniciativë lokale dhe rajonale nuk duhet të njihet si zëvendësim për anëtarësimin tonë në BE”, tha Angjushev. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 21:32

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA