Anglia mund Kosovën, paraqitje dinjitoze e “Dardanëve”

Anglia mund Kosovën, paraqitje dinjitoze e “Dardanëve”

Anglia ka fituar përballjen kundër Kosovës, me rezultat 5-3, të martën mbrëma në stadiumin e Southamptonit.

“Tre Luanët” dhe ‘Dardanët’ u ballafaquan në kuadër të Grupit A të vlefshme për Evropianin 2020, transmeton RTKLive.

Sfida mes anglezëve dhe Kosovës, ka prodhuar një ndeshje të çmendur me plot raste dhe shtatë gola të shënuara.

Përfaqësuesja e Kosovës furishëm e nisi lojën dhe qysh në minutën e parë përmes Valon Berishës kaluan në epërsi prej 0-1, duke ndezur atmosferën tek rreth 5 mijë tifozëve tonë që ishin në tribunat e stadiumit të Southamptonit.

Pas golit të Berishës, skuadra nikoqire u hodh në sulm, duke marrë kontrollimin e lojës dhe shumë shpejtë duke barazuar shifrat në 1-1 pas gjashtë minutave me golin e Sterling, i cili shënoi me kokë. Për epërsinë e Anglisë shënoi sulmuesi Harry Kane me një goditje precize duke e mposhtur Aro Muric në minutën e 18 të ndeshjes. Mërgim Vojvoda shënoi autogol për rezultatin 3:1, mirëpo kjo nuk ishte e tëra nga Anglia pasi ata arritën të shënon edhe dy gola tjerë me anë të Sanchos për rezultatin përfundimtar të pjesë së parë.

Fraksioni i dytë i lojës, solli lojë shumë të mirë të Kosovës. Kosovarët mjaft mirë e nisen pjesën e dytë, kur Valon Berisha (49’) shënoi golin e tij të dytë personal për të ngushtuar epërsinë e anglezëve në 5-2. Por më kaq nuk u ndal skuadra jonë, sepse Vedat Muriqi (53), realizoi nga pika e bardhë për ta bërë edhe më çmendur këtë ndeshje.

Anglezët kanë mundur të shënojnë edhe golin e gjashtë, por goditjen e Haryy Kane (65’), nga pika e bardhë e priti “gardiani” ynë Aro Muriqi. Krejt në finish të ndeshjes, Celina ka qenë afër golit, por goditja e tij kalon pran portës angleze.

Përfundimisht Anglia mund Kosovën, me rezultat 5-3. “Tre Luanët” ‘blindojnë’ kreun e tabelës në Grupin A me 12 pikë, tri më shumë së Çekia që sonte mundi Malin e Zi, kurse, Kosova renditet e treta më tetë pikë të grumbulluara.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 10, 2019 23:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...