Anglia në ankth

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 23 Nëntor, 2022 11:42

Anglia në ankth

Trajneri Geret Southgejt është në ankth për fatin e kapitenit Heri Kejn, i dëmtuar dy ditë më parë në ndeshjen ndaj Iranit.

Stafi mjekësor i kombëtares së “3 luanëve” bëri me dije se ai do t’i nënshtrohet një skaneri.

Kejn u dëmtua në kaviljen e djathtë në fundin e ndeshjes fituar 6-2 ndaj Iranit dhe rrezikon të mos luajë për një kohë të gjatë. Edhe pse trajneri Sauthgejt tha se situata është nën kontroll, lojtari nuk është stërvitur me skuadrën ditën e fundit.

Stafi mjekësor tha se kapiteni do të pushojw,  si një masë paraprake, por nuk do të rrezikojnë me aktivizimin e tij në sfidën e radhës, por frika është e madhe.

Kjo nuk është hera e parë që Kejn dëmtohet në kavilje.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 23 Nëntor, 2022 11:42

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...