“Anglia po pushton Evropën”

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 19:45

“Anglia po pushton Evropën”

Është antipodi i Brexit. Nëse nga njëra anë Anglia ekonomike dhe politike por organizon daljen nga Europa, futbolli i Ishullit po dominon në kompeticionet ndërkombëtare me 4 skuadra të kualifikuara në gjysmëfinalet e Championsit dhe Europa League.

Liverpooli, Tottenhami, Arsenali dhe Chelsea: katër ekipe të Premier League-s mund t’i bëjnë të dyja finalet të flasin vetëm anglisht. Kjo nuk ndodhte prej 35 vjetësh dhe objektivi është të thyhet dominimi spanjoll i viteve të fundit.

Merita është e një Premier League spektakolare, ku mendohet për të sulmuar e jo për t’u mbrojtur. Mjafton të marrim për si shembull Mnchester City-Tottenham 4-3.

Meritë sigurisht edhe e parave që vijnë nga të drejtat televizive falë një produkti të pakrahasueshëm më atë që prodhohet në vendet e tjera. Në Champions, Liverpooli, pasi dështoi në finale sezonin e kaluar kundër Realit të Madridit, do të ketë përballë Barcelonën, ndërsa Tottenhami, pa Harry Kane të dëmtuar, duhet të bëjë llogaritë me “fëmijët” e Ajaxit. Në Angli shpresojnë të shohin një derbi anglez në finale, 11 vite pas Manchester United-Chelsea, transmeton SS.

Muzika nuk ndryshon as në Europa League. Chelsea, që drejtohet nga Maurizio Sarri, i etiketuar si Mister Europa (“kam fituar 18 nga 22 ndeshje në Europë”) do të përballet me Eintrachtin e Frankfurtit, ndërsa Arsenalit i është rezervuar si kundërshtare në gjysmëfinale Valencia. “Football’s coming home” (futbolli po kthehet në shtëpi). Kupat do të bëjnë të njëjtin udhëtim?

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 19:45