Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Bota
  • Ankaraja në kërkim të një marrëdhënieje të re me Uashingtonin

Ankaraja në kërkim të një marrëdhënieje të re me Uashingtonin

Redaksia

Turkish President Recep Tayyip Erdogan addresses a meeting of provincial election officials at the headquarters of his ruling Justice and Development (AK) Party in Ankara on January 29, 2019. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po bën thirrje për një pikënisje të re në marrëdhëniet SHBA – Turqi. Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s kanë qenë të tensionuara, veçanërisht lidhur me thellimin e lidhjeve të Ankarasë me Moskën dhe blerjen e një sistemi rus të raketave .

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po bën thirrje për një marrëdhënie të re me Shtetet e Bashkuara nga e cila të dyja vendet mund të përfitojnë.

“Marrëdhëniet me Uashingtonin kanë qenë një burim i madh legjitimiteti në politikën e brendshme turke. Është e vështirë për të huajt apo amerikanët ta kuptojnë se udhëheqësit turq dhe madje edhe opozita krenohen gjithmonë me faktin se ata kanë lidhje të ngushta me Uashingtonin”, thotë Asli Aydintasbas nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Erdogan gëzonte një marrëdhënie të ngushtë me administratën e Presidentit Trump. Por dënimi nga administrata e Presidentit Biden i shtypjes së protestave të fundit universitare shihet si një tregues i një qëndrimi më të ashpër amerikan ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në Turqi.

Gjithashtu, Presidenti Biden ende nuk e ka marrë në telefon homologun e tij turk që nga fitorja e tij në zgjedhjet e nëntorit, që analistët thonë se është një shenjë e rolit të zvogëluar të Turqisë në sytë e Uashingtonit.

“Dora e tyre është shumë më e fortë se sa katër ose pesë vjet më parë kundrejt Turqisë. Turqia nuk ka shumë për t’u ofruar Shteteve të Bashkuara në këmbim të një statusi të avancuar ose një roli të zgjeruar në planet e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe në botë”, thotë për Zërin e Amerikës, studiuesi Serhat Guvenc nga Universiteti Kadir Has.

Blerja nga ana e Ankarasë e sistemit rus të raketave S-400, për të cilën Uashingtoni thotë se komprometon sistemet mbrojtëse të NATO-s, ka hedhur dyshime mbi besueshmërinë e Turqisë mes aleatëve të saj perëndimorë, megjithëse mbështetësit e Erdoganit e hedhin poshtë këtë.

“Marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara janë më të mëdha se këto raketa, në krijimin e një rendi të ri botëror. Unë besoj se Turqia ka nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për Turqinë. Gjëja më e rëndësishme në këtë çështje është tejkalimi i mungesës së tanishme të besimit dhe rikthimi i tij në shkëmbimet mes dy palëve”, thotë këshilltari i presidentit turk, Mesut Casin.

Ankaraja ka sugjeruar vendosjen e raketave të saj S-400 në një depo, një veprim i kundërshtuar deri tani nga Uashingtoni. Por analistët sugjerojnë se Ankaraja gjithashtu duhet të jetë e kujdesshme me Moskën.

“Turqia është e përfshirë në sfera të ndryshme jashtë kufijve të saj, dhe në secilën prej tyre ata mendojnë se duhet të punojnë me Rusinë. Por ata gjithashtu janë në anët e kundërta të konflikteve. Unë e kam fjalën për çështjet si Libia, Azerbajxhani, dhe sigurisht Siria”, thotë Asli Aydintasbas nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Shmangia e një eksodi të ri të refugjatëve sirianë drejt Turqisë shihet nga Ankaraja si një qëllim kryesor në bashkëpunimin e vazhdueshëm turko-rus.

Luftëanijet ruse që kthehen nga Siria kalojnë rregullisht pranë Stambollit gjatë udhëtimit të tyre drejt Rusisë, duke shërbyer si një kujtesë e veprimit gjithnjë e më të ndërlikuar të ekuilibrimit me të cilin përballet Ankaraja në përpjekjen e saj për të rivendosur marrëdhëniet me Uashingtonin./ VOA

Continue Reading

Previous: Sulmi i 6 janarit/ FBI-ja, pranë identifikimit të të dyshuarit për vdekjen e policit të Kapitolit
Next: Republika Çeke regjistron shkallën më të lartë të rasteve në botë

Të ngjashme

517583-QiAsAt5Fvd BE dhe SHBA: Rrezik-vendosja e 100 mijë ushtarëve rusë në kufi me Ukrainën

BE dhe SHBA: Rrezik-vendosja e 100 mijë ushtarëve rusë në kufi me Ukrainën

Redaksia
3 Vritet presidenti i Çadit

Vritet presidenti i Çadit

Redaksia
2 Alarmon OBSH-ja: Vdekjet nga koronavirusi po përshpejtohen

Alarmon OBSH-ja: Vdekjet nga koronavirusi po përshpejtohen

Redaksia

TË FUNDIT

Bajern-Munihu-fitore-ndaj-Leverkuzenit Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Uzuni-780x470 Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Xherdan-Shaqiri Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Chelsea's Olivier Giroud, center right, jumps for the ball with Brighton's Adam Webster during the English Premier League soccer match between Chelsea and Brighton and Hove Albion at Stamford Bridge Stadium in London, Tuesday, April 20, 2021. (AP Photo/Frank Augstein, Pool) Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Shalke-04 Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2

Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.