Anketa e “Marca”: Ronaldo më i votuar se Mesi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 20:04

Anketa e “Marca”: Ronaldo më i votuar se Mesi

Ndjekësit e të përditshmes spanjolle ” Marca ”, votuan legjendat e ndryshme të futbollit përmes sondazheve në sfidat me nokaut dhe zgjodhën yllin e Juventusit, Kristiano Ronaldo, si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Portugezi fitoi çmimin “GOAT” pasi mposhti Leo Messin, në finalen mes dy fenomenëve që kanë dominuar futbollin botëror në vitet e fundit. Kampioni i Juventusit mposhti edhe rivalë të tjerë si Maldini, Zidan dhe Maradonën.

Në finale portugezi mori 54% të votave: 246 mijë në total. Messi, nga ana tjetër, ndaloi në shifrën 46%, duke mbledhur 209 mijë vota.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 20:04