Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Anketë e ‘Societas Civilis’, Qytetarët: Qeveria nuk po bën sa duhet për krizën antikovid

Anketë e ‘Societas Civilis’, Qytetarët: Qeveria nuk po bën sa duhet për krizën antikovid

Redaksia

Gjysma e 1,010 të anketuarve në studimin në terren të Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, besojnë se Qeveria nuk po arrin sa duhet në trajtimin e pasojave të krizës Kovid.

53% e të anketuarve besojnë se Qeveria nuk po bën sa duhet, 39% janë të kënaqur me masat e ndërmarra, 8 % nuk kanë mendim ose nuk janë përgjigjur. 50% e qytetarëve ndërkohë do të vaksinoheshin që nesër nëse ju jepet mundësia, 39 % e atyre që do të vaksinoheshin, zgjodhën vaksinën Pfizer si vaksinën më të mirë, më pas atë ruse Sputnik V (21 %), Sinofarm(6 %), “Moderna” (5 %), ndërsa me numër më të ulët u rendit vaksina “AstraZeneka” (2 %). 27% të qytetarëve nuk dinë se cilën vaksinë preferojnë.

“Këtë vit vendosëm të përfshijmë disa pyetje për Covid 19 me qëllim që ti infojmojmë deputetët se çka duan qytetarët, dhe çka presin nga kreatorët e politkës ku bien edhe deputetetët dhe pushteti ekzekutiv. Kur i pyetëm nëse do të vaksinoheshin, 50% e qytetarëve u përgjigjën pozitivisht se do të vaksinoheshin, 34% e të anketuarve thanë jo, ndërsa 16% e të anketuarve janë në dyshim.”, tha Vlora Reçica nga ‘Societas Civilis’.

Anketë e ‘Societas Civilis’: Vazhdon të jetë i ulët besimi tek institucionet

Në anketën e Societas Civilis, pyetjet kryesore ishin në lidhje me punën e Kuvendit dhe besimin që ata kanë në institucionet. Shkalla më e lartë e besimit iu dha Presidentit – 4.5, pasuar nga Qeveria me 4.3 dhe Parlamenti me 4.2. Vlerësimi më i ulët i besimit iu dha gjyqësorit me 3.1. Perceptimi i qytetarëve është që ekzekutivi ka më shumë kontroll mbi Kuvendin e kundërta, siç parashikohet nga Kushtetuta. 60%, e të anketuarve thanë se qeveria ka kontroll të plotë ose të pjesshëm mbi Kuvendin. Rreth 74% pajtohen se krizat politike duhet të zgjidhen në Parlament, në vend të takimeve të mbyllura midis liderëve të partive politike. 51%, besojnë se jeta në vend po shkon në drejtim të gabuar, për 37% të të anketuarve jeta po shkon në drejtimin e duhur. 65% e të anketuarve janë përgjigjur se bllokimi i parlamentit nuk është mënyrë e duhur për të shprehur qëndrimet e partive politike. 60% e të anketuarve poashtu vlerësojsë se duhet ndryshuar edhe modeli i zgjedhjes së deputetëve. Anketa në terren u zhvillua në periudhën 17 shkurt – 10 mars 2021, nën mbështetjen parlamentare, e financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim./Tvm2

Continue Reading

Previous: Spasovski: Situata e sigurisë në kufirin me Greqinë është e qetë
Next: Qytetet pa tualete!

Të ngjashme

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Redaksia
pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Redaksia
2-18 BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.