Ankohet Taravari: Po largohen aktivistë të ASH-së nga puna

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 14:54

Ankohet Taravari: Po largohen aktivistë të ASH-së nga puna

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale ka alarmuar se aktivistë po frikësohen me metoda klasike me largim nga puna.

“Tek disa nga aktivistët e ASH-së po tentohet që të frikësohen me metodën klasike të sistemit që po e shembin, atë të kërcënimit me “largim nga puna”.

Kot është…Ndryshimi Ka Nis dhe nuk e kthen prapa Asnjë dhe Asgjë!

Ju që përdorni pushtetin në këtë mënyrë, ju ftoj të blini një kalendar ose të shikoni tek kalendari i celularit tuaj dhe të Lexoni…
8 Maji është Shumë por Shumë Afër!

Divergjencat që kemi ne në ASH, lini t’i zgjidhim ne në mënyrën tonë demokratike dhe mos u turpëroni me këto veprime sepse shantazhi nuk pi ujë tek Asnjë Anëtar i Aleancës kudo dhe kushdo qoftë!

Ndryshimi Nuk Ndalet…8 Maj!”, ka shkruar Taravari.(INA)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 14:54

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare