Ansambli i Këngëve dhe Valleve shqipe vjen me koncert special për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Ansambli i Këngëve dhe Valleve shqipe vjen me koncert special për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Maqedoninë e Veriut do të ofroj një mega spektakël kulturor në Prishtinë.

Valle popullore me motive të ndryshme, kënge e pjesë instrumentale, në këtë koncert do të ofrojnë trupa e Ansamblit. I ftuar special, tenori shqiptar Kastriot Tusha, si dhe shumë personalitete të tjerë të shquara. Koncerti do të mbahet më datë 17 shkurt me fillim nga ora 19:30, në sheshin 21 në Prishtinë. Të festojmë së bashkë përvjetorin e 12-të të shtetit të Kosovës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Shkurt, 2020 22:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.