Ansambli i këngëve e valleve shqipe në RMV, dedikim dhe lutje për Dibrën!

Ansambli i këngëve e valleve shqipe në RMV, dedikim dhe lutje për Dibrën!

Ansambli i këngëve e valleve shqipe në RMV.

“Institucioni për artistët, artistët për publikun! Dedikim dhe lutje për Dibrën!

Ansambli Nacional i këngëve e valleve shqipe në R.M.V vazhdon të funksionojë dhe në këtë kohë.

Puna online tashmë po sjell rezultate që janë sa shpirtërore aq edhe solidarizuese.

Njl video para disa ditësh, realizuar me vallëtarët e ansamblit u pëlqye shumë ndërkaq sonte është publikuar kënga “Jusuf Xhelili” me solist Salajdin Miftarin dhe formacionin orkestral. Lutjet e artistëve janë që të kalojmë me sa më pak viktima dhe së shpejti të shihemi në saëlat e koncerteve.

Drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj i pyetur se si po arrin ta organizon punën shprehet: “ unë çdo ditë jam në zyrë, pandërprerë me orar 8:00/16:00 në shërbim të artit, artistëve dhe vet institucionit. Me mua është dhe ng një administrator të cilët ndërrrohen çdo ditë. Ata kryejnë punët e vogla administrative sepse institucioni nuk mund të lejojmë të paralizohet kurse unë njëkohësisht organizoj edhe punën artistike në distancë. Kështu sot kemo realizuar një audio dhe video material nga shtëpitë: lutje për Dibrën. Në këtë mënyrë institucioni ansambël mban gjallë artin tek të punësuarit dhe shpresën se së shpjeti do tia dalim që të jemi në kushte normale ndërkaq artistët e kanë për borgj të jenë në shërbim të publikut dhe në solidaritet me kombin tonë”.

Ansambli Nacional do vazhdojë të përgatisë repertoar të ri në distancë në mënyrë që humbjet të jenë sa më të vogla.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2907173946031776&id=1722161201199729

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 27 Mars, 2020 21:22

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.