Ansambli “Ibe Palikuqi” shënoi 40 vjetorin, filloi me ekspozitë, mbaroi me akademi solemne

Desk
By Desk November 5, 2019 19:30

Ansambli “Ibe Palikuqi” shënoi 40 vjetorin, filloi me ekspozitë, mbaroi me akademi solemne

Ansambli “Ibe Palikuqi” ka shënuar 40 vjetorin e themelimit me një ekspozitë të veprimtarisë së bujshme të këtyre viteve ekzistencë.

Në këtë ekspozitë kishte fotografi ndër vite me valltarë si dhe kostume që i posedon ky ansambël, por edhe medaljet që janë shpërblyer nëpër festival të ndryshme. Fillimet e para për këtë ansambël kanë qenë të vështira, theksuan të pranishmit.

“Kjo ekspozitë e sotshme është një histori që në një mënyrë kur të shikosh duket e thjesht, por sa vuajtje, çfarë kontrolle kemi pasur edhe prej rrethanave tjera se në çfarë mënyre e kultivojmë kulturën shqiptare. Kemi qenë të kufizuar të gjithë repertuaret e këngëve mos t’i këndojmë e as të vallëzojmë, por ne i kemi kënduar. Vellait tim Alushit i thanë edhe këngët t’i përkthejë ne gjuhen maqedonase për kuptimin e tyre”,- tha themeluesi i ansamblit, Rauf Hamiti.

“Një ekspozitë e këso lloji ku prej 1500 fotografive i kemi ndarë 163 fotografi, ku gjithë këta artistë do ta gjejnë veten edhe ai i cili ka qenë pjesë e ansamblit para 40 viteve i kemi ekspozuar edhe kostumet dhe gjithë këto pehare që i kemi fituar brenda dhe jashtë vendit”,- tha kryetari i ansamblit, Kenan Jahja.

“Menjëherë pas mbarimit të 35 vjetorit kemi filluar me angazhimin dhe organizimin e 40 vjetorit. Dhe ne nga sot fillojmë të festojmë 40 vjetorin me ekspozitën tonë”,- u shpreh organizatori, Nazif Bushi.

Ansambli “Ibe Palikuqi” këtë 40 vjetor e përmbyll me 15 nëntor me një akademi solemne në Teatrin Kombëtar. (Tvm2)

Desk
By Desk November 5, 2019 19:30