“Antibixhoz” paralajmëron bllokada nëse nuk miratohen ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit

“Antibixhoz” paralajmëron bllokada nëse nuk miratohen ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit

Në rast se nuk miratohen ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit, të cilat parashikojnë që objektet e lojërave të fatit të vendosen të paktën tre kilometra larg vendbanimeve, Lëvizja Antibixhoz njofton se do të ndërmerr disa masa. Kreu i Lëvizjes, Xhemal Abdiu në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në Alsat tha:

“Gjëja e parë që Lëvizja Antibixhoz do të bëjë është të bllokojë rrugët në mënyrë që deputetët të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë mirëqenie për popullatën, të mos mund të shkojnë në Kuvend ose të kthehen nga kuvendi, aty ku duhet t; miratohet Ligji. Plani i parë është bllokimi i rrugëve.”

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Shkurt, 2020 22:59

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.