Antikorruspsioni nis hetimet për zyrat e ish-presidentëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 22, 2019 14:13

Antikorruspsioni nis hetimet për zyrat e ish-presidentëve

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikt të Interesave (KSHPK) në seancën e sotme hapi procedurë me të cilën do të hetohet një konflikt i mundshëm i interesave gjatë përzgjedhjes së  mjediseve të zyrave të ish presidenti të shtetit Gjorge Ivanov.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska informoi se do të vazhdojë me hetimin për atë nëse ekziston procedurë, respektivisht  në cilën mënyrë përzgjidhen mjediset e zyrave  që duhet t’i përdorin ish presidentët, ndërsa  janë të paguara nga buxheti.

“Duhet ditur nëse presidenti ka të drejtën e pacenueshme për të thënë dhe për të përdorur hapësirën më të shtrenjtë si zyrë ose brenda buxhetit tonë modest do të përcaktohet një hapësirë zyre apo të ndahet nga disa mjedise ekzistuese zyrtare në dispozicion të shtetit”, tha kryetarja e KSHPK-së.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 22, 2019 14:13