Antishqiptarizmin Apasiev po mundohet ta kamuflojë si antiBDI

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 09:17

Antishqiptarizmin Apasiev po mundohet ta kamuflojë si antiBDI

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi në Click Plus ka komentuar edhe statusin e Apasievit në Facebook. Thotë se Apasievi antishqiptarizmin po mundohet ta kamuflojë si antiBDI.

“E luaj mirë shahun. Në këtë rast shahun e ka kthy ka e prapa Apasievi, duke pretenduar që të bëhet antiBDI do ta fshehë atë antishqiptarizmin e tij. Dhe për atë është fare irelevant, atë çka e shkruan ai, ende deri më tani një vlerë të vetme nuk ka theksuar as në Kuvend dhe as në debate, gjithçka ka qenë e ngjyrosur me elemente nacionaliste, shoviniste dhe antishqiptare”, u shpreh Zejdi në Click Plus.

Kujtojmë qëApasievi në një status në Facebook shkruan: “Nëse ASH-AAA, Besa nuk e shfrytëzojnë shansin historik të enjten që ta qojnë BDI-në në opozitë, atëherë në zgjedhjet e radhës do të shkelen nga BDI-ja si shleperi kur shkel bretkosën dhe nuk do të mund të këndellen, dhe BDI-ja nga pozita e pushtetit do të merr 18 deputet kurse të tjerët 9. Andaj mendet në kry dhe emocionet largoni dhe shihemi në seancë të enjten, politika është lojë e shahut”- ka shkruar Apasiev.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 09:17
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.