Anulohet votimi në vendvotimin 2344 në Studeniçan, ja pse
Vendvotimi 2344 të Komunës së Studeniçanit, nuk do të jetë në dispozicion për të votuar për banorët e kësaj zone. Kështu njofton asociacioni qytetar MOST, në preskonferencën e dytë për shtyp, e cila po monitoron procesin zgjedhor me 1500 vëzhgues. Veç kësaj MOST, ka vërejtur edhe disa parregullsi të tjera.
Në vendvotimin 0531, fshati Zdunje, komuna e Gostivarit, një anëtar e komisionit të vendvotimit i ka grisur tre fletët e para të votimit së bashku me numrin serik dhe të njëjtat janë përdorur për votim. Për këtë është informuar edhe Komisioni komunal Zgjedhor, janë marrë shënime dhe votimi ka vazhduar. Sipas të dhënave të MOST dalja ka qenë 3,7%, kurse deri në orën 10 6,6%.