Apasiev: Maqedonia kantonizohet, këtë e premtoi Zaev

Desk
By Desk March 2, 2020 21:26

Apasiev: Maqedonia kantonizohet, këtë e premtoi Zaev

Dimitar Apasiev nga e Majta tha sonte në Kanal 5 se hapi tjetër do të ishte federalizimi, pra kantonizimi i Maqedonisë. Sipas tij, BE është anti-myslimane dhe dëshiron të përçajë Maqedoninë në mënyrë që pjesa kryesisht myslimane e vendit të qëndrojë jashtë BE-së, përcjell FLAKA.

“BE i tha LSDM-së dhe Zaevit se janë hyzmeqarë, për dygjuhësinë, për federalizimin. Kjo është platforma e Tiranës. Jo vetëm Besa, cila do nga partitë shqiptare. Hapi tjetër është kantonizimi i Maqedonisë, ka premtuar Zaev. Kështu që qytetarët le të kenë kujdes se për kë votojnë”, tha Apasiev. FLAKA

Desk
By Desk March 2, 2020 21:26